
Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama kërkon dialog me studentët, por këta të fundit e kanë refuzuar. Por kreu i qeverisë ka gjetur një mënyrë sesi të zhvillojë një ”debat” për shqetësimet e studentëve. Kreu i qeverisë ka ndarë një video të një studenti që ka folur për situatën dhe që parashtron disa pyetje për qeverinë, dhe Rama përgjigjet nga makina.
Siç edhe Kryeministria tregon, Rama po udhëton drejt Budvës, në Mal të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që zhvillohet më 21-22 tetor 2026.
Samiti do mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët europianë, me fokus forcimin e bashkëpunimit rajonal, integrimin ekonomik dhe avancimin e perspektivës europiane të vendeve të rajonit.
