Slot: I lumtur për rikthimin e Salah, por kemi 15 sulmues te Liverpooli!
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Premier League ndaj Burnley-t, duke prekur disa tema të rëndësishme që lidhen me skuadrën dhe momentin aktual të “Reds”.
Slot konfirmoi edhe rikthimin e afërt të Mohamed Salah pas angazhimit me kombëtaren egjiptiane: “Së pari, ai do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme për Egjiptin të shtunën dhe më pas do të kthehet.
Jam i lumtur që rikthehet. Mo ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm për këtë klub dhe për mua personalisht. Edhe sikur të kisha 15 sulmues, do të isha i lumtur ta rishihja Salah në skuadër”.
Trajneri i Liverpoolit shtoi se kthimi i plotë i yllit egjiptian është çështje kohe: “Javën e ardhshme ai do të jetë me ne. Sa i përket Champions League, po e diskutojmë së bashku”.
KOHA JONË SONDAZH

