Atletico Madrid i falet Sorloth ndaj Alaves, mbetet në vendin e katërt
Atletico Madrid ka marrë tre pikë të rëndësishme në garën për zonën e sipërme të renditjes, duke mposhtur minimalisht 1-0 Alavesin në “Cívitas Metropolitano”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të La Ligës.
Takimi u karakterizua nga ekuilibri në pjesën e parë. Zhbllokimi i sfidës erdhi menjëherë pas pushimit, kur Alexander Sorloth u shfaq vendimtar. Sulmuesi norvegjez përfitoi nga një krosim i saktë i Pablo Barrios dhe me një goditje të fuqishme me kokë dërgoi topin në rrjetë.
Ky ishte goli i gjashtë sezonal për Sorloth në kampionat, një kontribut i rëndësishëm në ecurinë e skuadrës së Diego Simeones. Atletico administroi avantazhin deri në fund, duke mos lejuar reagim nga Alaves.
Me këtë fitore, Atletico Madrid ruan vendin e katërt në renditje me 41 pikë, në të njëjtën kuotë me Villarrealin e vendit të tretë. Në krye të tabelës qëndron Barcelona me 49 pikë dhe një ndeshje më pak, e ndjekur nga Real Madridi me 48 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

