FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Superiore/ Flamurtari fiton me lehtësi ndaj Bylis, Egnatia bën paqe me Elbasanin

Në javën e 20-të të Abissnet Superiore, Flamurtari ka arritur një sukses të qartë 3-0 ndaj Bylisit, duke shënuar një fitore të rëndësishme në shtëpi. Golat e Urbaez, Markut dhe Maksutit i siguruan tri pikët skuadrës së “Vllaznisë së Re”, që ngjitet në vendin e 8-të me 18 pikë, duke lënë pas rivalët e Bylisit që renditen në vendin e 9-të me të njëjtin bilanc.

Në një tjetër përballje, Egnatia dhe Elbasani ndanë pikët në një ndeshje plot kthesa. Pas një disavantazhi prej dy golash, vendasit arritën të riktheheshin në lojë dhe të barazonin 2-2. Elbasani kaloi në avantazh me Loukilin në minutën e 35-të dhe Lajthinë në të 50-ën, por Fernando, me një dopietë në minutat 63’ dhe 76’, i dha Egnatias shpëtimin dhe një pikë të çmuar në garën për titull.

Me këtë rezultat, Egnatia ruan kreun e renditjes me 38 pikë, tre më shumë se Elbasani në vendin e dytë. Tabela vazhdon të ngushtohet, ndërsa çdo ndeshje e mbetur pritet të sjellë emocione në luftën për titull dhe për mbijetesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?