Yamal ka rigjetur shkëlqimin me Barcelonën, falë izolimit nga rrjetet sociale

Lamine Yamal duket se ka lënë pas përfundimisht problemet fizike që e kanë penguar gjatë muajve të fundit. Talenti i madh i Barcelonës tani mund të përqendrohet plotësisht në fushë dhe shifrat e konfirmojnë këtë. Që nga fillimi i vitit 2026, sulmuesi spanjoll ka qenë vendimtar pothuajse në çdo ndeshje, duke regjistruar 4 gola dhe 2 asistime në vetëm 6 ndeshje.

Një pjesë e këtij shpërthimi të formës lidhet edhe me një zgjedhje personale të rëndësishme. Sipas asaj që raporton emisioni spanjoll El Chiringuito, Yamal ka vendosur të “izolohet” nga rrjetet sociale, duke e reduktuar ndjeshëm praninë e tij online. Qëllimi është i qartë, të shmangë presionin dhe zhurmën e jashtme, për t’u fokusuar vetëm te futbolli.

“Ka pasur ndryshime profesionale në stafin që e ndjek nga afër”, shpjegon emisioni. “Janë bashkuar profesionistë të rinj që e kanë orientuar në disa vendime të rëndësishme, mes tyre edhe menaxhimi i rrjeteve sociale. Tani publikon shumë më pak dhe, kur e bën, gjithçka lidhet vetëm me futbollin dhe Barcelonën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas burimeve pranë lojtarit, kjo zgjedhje e ka ndihmuar Yamal të rifitojë qetësinë dhe përqendrimin: “Ai është fokusuar te fusha, është distancuar disi nga rrjetet sociale dhe kjo i ka lejuar t’i përkushtohet 100% skuadrës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?