Infantino: E pabesueshme, 500 milionë kërkesa për bileta në 4 javë!

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, ka folur për interesimin e jashtëzakonshëm ndaj FIFA World Cup 2026, duke theksuar shifra rekord për fazën e parë të kërkesave për bileta. Në një intervistë për CNBC, gjatë World Liberty Forum në Mar-a-Lago, Infantino deklaroi se interesimi ka tejkaluar çdo parashikim.

“Shtë absolutisht e pabesueshme. Kemi marrë tashmë kërkesa për mbi 500 milionë bileta, saktësisht 508 milionë, ndërkohë që në shitje janë rreth 7 milionë bileta në katër javë”, u shpreh ai.

Kreu i FIFA-s theksoi se nuk ka pasur kurrë shifra të tilla në historinë e futbollit botëror. Për krahasim, ai solli një statistikë historike: që nga Botërori i parë në vitin 1930 e deri më sot, FIFA ka shitur në total më pak se 50 milionë bileta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në katër javë kemi marrë kërkesa që barazohen me një mijë vjet Botërorë”, tha Infantino, duke nënvizuar entuziazmin global për turneun e vitit 2026.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?