FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestimi i ish-princit Andrew, reagon Mbreti Charles III

Charles III ka reaguar publikisht pas arrestimit të vëllait të tij, ish-princit Prince Andrew (Andrew Mountbatten-Windsor), i cili dyshohet për shpërdorim detyre dhe sjellje të papërshtatshme në ushtrimin e funksioneve publike.

Në një deklaratë zyrtare, Mbreti Charles shprehu shqetësimin e tij të thellë lidhur me zhvillimet e fundit, duke theksuar se çështja do t’i nënshtrohet një procesi të plotë dhe të drejtë hetimor nga autoritetet përkatëse.

“Kam mësuar me shqetësim të thellë lajmet rreth Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimet për sjelljen e tij në detyrën publike. Siç kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të sinqertë. Le të bëj të qartë: ligji duhet të ndjekë rrugën e tij.  Ndërsa ky proces vazhdon, nuk do të ishte e drejtë të shpreh koment të mëtejshëm mbi këtë çështje. Ndërkohë, familja ime dhe unë do të vazhdojmë detyrën dhe shërbimin tonë për ju të gjithë”, thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?