Agit Kabayel triumfon me nokaut ndaj Nelson Hysës! Boksieri gjerman ka arritur të mbyllë duelin që në raundin e dytë, duke treguar epërsinë e tij në ring dhe duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit shqiptar.
Hysa e pati të vështirë të përballonte fuqinë e goditjeve të Kabayelit, ndërsa situata u bë edhe më e komplikuar pas një dëmtimi që pësoi në krahun e djathtë. Për shkak të dëmtimit, boksieri shqiptar e pati të pamundur të vazhdonte përballjen.
Në këto kushte, stafi i tij vendosi të dorëzojë ndeshjen, duke hedhur flamurin e bardhë në tapet dhe duke i dhënë fund duelit që në raundin e dytë.
Kështu, Agit Kabayel del fitues me KO teknik, ndërsa për Nelson Hysën kjo përballje përfundon në mënyrë zhgënjyese, për shkak të dëmtimit që nuk e lejoi të vijonte luftën në ring.
Kjo është humbja e parë në karrierë për Hysajn, që numëron edhe 25 fitore, ndërsa Kabayel qëndron i pamposhtur në karrierën e tij (28 fitore). një duel që përfundoi jo ashtu sikurse Hysaj dhe të gjithë shqiptarët shpresonin.
Agit Kabayel gets the early 2nd round stoppage against undefeated Nelson Hysa‼️ #KabayelHysa https://t.co/BXesmVGVwo
— 𝐻𝐸𝐶𝑇𝐸𝐶 𝐵𝑂𝑋𝐼𝑁𝐺 (@HECCTECC) November 28, 2026