Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga shtëpia e BBV, u largua sërish nga muri rrethues
Është zbardhur arsyeja e përjashtimit të Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania. Ish-banori është larguar përfundimisht nga gara pasi ka kaluar sërish murin rrethues të shtëpisë, duke shkelur rregullat e formatit.
Kjo nuk ishte hera e parë që Lamaj tentonte të largohej. Rreth një javë më parë, në shtëpi mbërriti një zarf i zi për të, pasi ai provoi të dilte vetë duke kapërcyer murin. Në atë rast, gjatë spektaklit “prime” u hap një televotim dhe publiku vendosi ta rikthente në lojë, duke i dhënë një mundësi të dytë.
Megjithatë, tentativa e fundit për t’u larguar nga shtëpia rezultoi vendimtare. Produksioni vendosi përjashtimin e menjëhershëm të tij, duke e konsideruar veprimin shkelje të përsëritur të rregullores.
KOHA JONË SONDAZH

