Shiu i ”përgjakur” në Britaninë e Madhe
Mbretëria e Bashkuar mund të përjetojë një fenomen meteorologjik të pazakontë, të quajtur “shiu i përgjakur”. Fenomeni do të ndodhë gjatë ditës së martë, pasi një re e madhe pluhuri të kuq nga shkretëtira e Saharasë po lëviz drejt veriut mbi Europë dhe drejt Britanisë së Madhe.
Kur grimcat e pluhurit saharian të shkojnë në atmosferë, ato do të përzihen me shiun që bie mbi vend. Rënia e reshjeve mund të marrë një ngjyrë të kuqërremtë, duke krijuar një pamje dramatike në qiell, thanë ekspertët. Shkencëtarët nga Copernicus Atmosphere Monitoring Service (CAMS), thonë se pluhuri i kuq pritet të kalojë kryesisht mbi jugun e Anglisë. Fenomeni pritet të zgjasë rreth dy orë në mesditën e sotme.
Termi “shi i përgjakur” tingëllon shqetësues, ekspertët theksojnë se fenomeni nuk paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve dhe nuk pritet të ndikojë në cilësinë e ajrit. Përmasa më e dukshme e këtij fenomeni pritet të jetë një shtresë e hollë pluhuri e lënë mbi automjetet dhe sipërfaqet e ekspozuara pasi shiu të ndalojë.
KOHA JONË SONDAZH

