E kryqëzuan për gafat, reagon për herë të parë portieri i Tottenhamit

Portieri i Tottenham Hotspur, Antonín Kinsky, ka reaguar për herë të parë pas paraqitjes së vështirë në përballjen ndaj Atlético Madrid në Champions League.

Gardiani 22-vjeçar mori një votë të madhe besimi nga trajneri i përkohshëm Igor Tudor, i cili e aktivizoi titullar në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ve. Megjithatë, mbrëmja u kthye shpejt në një makth për portierin çek.

Kinsky u zëvendësua pas vetëm 17 minutash lojë, pasi dy gabime të tij sollën gola për skuadrën spanjolle. Brenda një çerek ore, madrilenët krijuan një avantazh 3-0 dhe më pas fituan takimin me rezultatin 5-2, duke thelluar krizën që po kalon Tottenham.

Swiss Digital Desktop Reklama

Portieri i përfaqësueses së të rinjve të Çekisë nuk kishte luajtur një ndeshje zyrtare me klubin londinez që nga tetori dhe kjo paraqitje e dobët pritet ta vështirësojë edhe më shumë betejën e tij për vendin e titullarit ndaj portierit të parë, Guglielmo Vicario.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pak se 24 orë pas ndeshjes, Kinský reagoi në rrjetet sociale. Ai publikoi një “story” në Instagram, ku dukej se po rishikonte ndeshjen në televizor.

“Faleminderit për mesazhet. Nga një ëndërr në një makth dhe përsëri drejt ëndrrës. Shihemi,” shkroi ai.

Pas zëvendësimit të tij, disa lojtarë të Tottenhamit si Dominic Solanke, João Palhinha dhe Conor Gallagher reaguan për ta ngushëlluar portierin, ndërsa ai po drejtohej drejt tunelit.

A social media post from "tondakinsky" with a caption "Thanks for messages. From dream to nightmare to dream again. See you" above a TV showing a football match with the score ATM 3 - 0 TOT.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?