Juventus përgatit 7 largime në verë, mes tyre edhe Zhegrova

Sezoni aktual po rezulton i vështirë për Juventusin, që rrezikon seriozisht të mbetet jashtë Champions League për edicionin e ardhshëm. “Zonja e Vjetër” renditet aktualisht në vendin e pestë në Serie A, duke hyrë në një garë të fortë me Comon dhe Roma për vendin e katërt, që siguron biletën e fundit për në Champions.

Paralelisht me objektivat në fushë, drejtuesit bardhezi po përgatisin një revolucion të madh në merkato. Sipas raportimeve të Corriere dello Sport, plot shtatë lojtarë pritet të largohen në fund të sezonit.

Ndër emrat më të rëndësishëm janë Dušan Vlahović dhe Filip Kostić, të cilët do të largohen si lojtarë të lirë, pasi kontratat e tyre skadojnë në qershor. Negociatat me Vlahović nuk kanë prodhuar marrëveshje, për shkak të kërkesave të larta financiare të sulmuesit, ndërsa për Kostić nuk është ofruar rinovim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në listën e largimeve përfshihen edhe tre afrime të verës së kaluar që nuk kanë bindur: Jonathan David, Loïs Openda dhe Edon Zhegrova. Ndryshime priten edhe në portë, ku Michele Di Gregorio nuk gëzon më besimin e stafit teknik të drejtuar nga Luciano Spalletti, duke e bërë të mundshëm largimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista mbyllet me anësorin portugez João Mário, aktualisht i huazuar te Bologna, i cili pritet të rikthehet në fund të sezonit vetëm për t’u shitur përfundimisht. Kështu, vera pritet të sjellë një transformim të thellë te Juventusi, në përpjekje për të rikthyer ekipin në nivelet më të larta të futbollit europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?