FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ernest Muçi largohet nga Kombëtarja dhe humb sfidën me Ukrainën, ja arsyeja

Sulmuesi Ernest Muçi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës, që do të zhvillohet më 31 mars.

Sipas njoftimit nga Federata Shqiptare e Futbollit, lojtari ka shfaqur probleme fizike dhe nuk ka marrë pjesë në seancat stërvitore me pjesën tjetër të ekipit. Për këtë arsye, është vendosur largimi i tij i parakohshëm nga grumbullimi i kuqezinjve.

Muçi do të rikthehet menjëherë pranë klubit të tij, Trabzonspor, ku pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi u rikthye në radhët e Kombëtares për ndeshjet e fazës “play-off”, ku në sfidën e fundit ndaj Polonisë u aktivizua si zëvendësues gjatë pjesës së dytë. Ky është largimi i tretë nga radhët e Shqipërisë pas Ylber Ramadanit dhe Arlind Ajetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, në seancën e sotme stërvitore nuk mori pjesë edhe mesfushori Jasir Asani, i cili ka pësuar një goditje në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes së djeshme. Stafi mjekësor po e mban në monitorim të vazhdueshëm gjendjen e tij dhe nesër do të vlerësohet nëse futbollisti do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në stërvitje.

Ndeshja miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 31 mars, në orën 20:45, në stadiumin Estadi Ciutat de València, në Valencia.

Kombëtarja vijon përgatitjet në Valencia për miqësoren. Muçi i dëmtuar, humbet sfidën me Ukrainën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?