“Replay Snack Elka Cup 2026”/ Përcaktohen ekipet gjysmëfinaliste në Tiranë mes emocioneve dhe spektaklit
Shtëpia e Futbollit u kthye këtë të hënë në një qendër energjie, argëtimi dhe gare për të rinjtë, duke mirëpritur 8 skuadrat përfaqësuese të gjimnazeve të Tiranës në kuadër të turneut kombëtar “Replay Snack Elka Cup 2026”.
Aktiviteti, i organizuar nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë dhe Ministrinë e Arsimit, si edhe me mbështetjen e kompanisë Replay, solli sot emocionet e ndeshjeve çerekfinale të fazës play-off për kryeqytetin.
Pas përballjeve të luftuara dhe plot spektakël, katër gjimnaze siguruan një vend në gjysmëfinale: “Petro Nini Luarasi”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali” dhe “Qemal Stafa”. Nxënësit e shkollave mbushën shkallët e mini-stadiumeve në “Shtëpinë e Futbollit”, duke krijuar një mbështetje të zjarrtë për shokët e klasave dhe ekipet e tyre.

Sipas shortit të përcaktuar, në fazën gjysmëfinale do të përballen:
- Petro Nini Luarasi – Sami Frashëri
- Ismail Qemali – Qemal Stafa

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 10 prill në “Shtëpinë e Futbollit”. Ekipi përfaqësues i Tiranës do të vazhdojë rrugëtimin në nivel kombëtar, duke u përballur me 7 ekipet më të mira nga qendrat rajonale të Shqipërisë.
Rezultatet e ndeshjeve të fazës çerekfinale:
Petro Nini Luarasi 4-3 Arben Broci
Sami Frashëri 1-0 A.Z.Çajupi
Partizani 0-4 Ismail Qemali
Besnik Sykja 0-2 Qemal Stafa



KOHA JONË SONDAZH

