19 thasë me veshje kontrabandë në furgon, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi u kap në flagrancë duke transportuar mallra të dyshuara kontrabandë.

Sipas policisë, 26-vjeçari me inicialet R.K., banues në Korçë, u ndalua në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, teksa lëvizte me furgon. Gjatë kontrollit u zbuluan 19 thasë me veshje të markave të ndryshme, të dyshuara si imitime dhe pa dokumentacionin shoqërues.

Sipas raportimeve, vlera e mallrave të sekuestruara arrin rreth 45 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan si veshjet, ashtu edhe mjeti që përdorej për transportin e tyre, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?