Ministri Gonxhja: Rritje e turizmit kulturor në tre muajt e parë të vitit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, publikoi shifrat e vizitorëve në parqet arkeologjike dhe muzetë e vendit, që dëshmojnë rritje të interesit nga turistë vendas dhe të huaj.

Kështu, gjatë tremujorit të parë të vitit 2026 shihet rritje me 81% më shumë vizitorë krahasuar me vitin 2023. Prej tyre, 39,338 vizituan muzetë kombëtarë dhe 53,580 vizituan parqet arkeologjike, kalatë dhe monumente të tjera.

Parku Arkeologjik i Kalasë Shkodër me 16,309 vizitorë kryeson për nga vizitueshmëria ndërsa qendra e veriut shihet edhe si portë hyrëse drejt Alpeve Shqiptare dhe mbledh gjithnjë e më shumë turistë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë me 14,924 vizitorë vijon listën si destinacion që nuk mungon asnjëherë në itineraret e turistëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas: Kalaja e Gjirokastrës me 13,460 vizitorë, Parku Kombëtar i Butrintit me 9,160 vizitorë, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” me 8,957 vizitorë

Turizmi kulturor po jep kontribut në rritje në sektorin e turizmit në vend, duke dëshmuar vit pas viti rritjen e vizitueshmërisë që nga kalatë madhështore, muzetë plot histori, e deri tek parqet arkeologjike që magjepsin çdo vizitor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?