Barcelona mund me poker Espanyol, blindon kreun me +9 nga Reali

Barcelona merr një fitore të lehtë 4-1 ndaj Espanyol në javën e 31-të të La Liga, në sfidën e zhvilluar në Spotify Camp Nou.

Vendasit e nisën vrullshëm ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në minutën e 9-të me anë të Ferran Torres. I njëjti lojtar dyfishoi shifrat në minutën e 25-të, duke i dhënë Barcelonës një epërsi të qartë 2-0 në përfundim të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, Espanyol reagoi dhe ngushtoi diferencën në minutën e 56-të me golin e Pol Lozano, duke rihapur përkohësisht ndeshjen. Megjithatë, në minutat e fundit, Barcelona vulosi gjithçka. Lamine Yamal realizoi golin e tretë në minutën e 87-të, ndërsa Marcus Rashford shënoi të katërtin vetëm dy minuta më vonë, duke kompletuar fitoren bindëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë sukses, Barcelona kryeson renditjen me 79 pikë, 9 më shumë se Real Madrid.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?