A do të luajë këtë fundjavë Ronaldo te United? Solskjaer qartëson gjithçka!

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka dalë në konferencë për shtyp në prag të duelit ndaj Newcastle. Strategu ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të jetë në fushë në këtë duel, teksa nuk i ka kursyer fjalët e mira për të.

“Jemi të gjithë të lumtur për kthimin e tij dhe pres me padurim që të vijë e shtuna. Ka zhvilluar një fazë shumë të mirë përgatitore dhe ka luajtur me kombëtaren. Sigurisht që do ta aktivizoj.

E dimë çfarë ka arritur në karrierë dhe çfarë mund të arrijë akoma. Ka një disiplinë dhe një profesionalizëm të madh. Përqendrimi brenda skuadrës ka ndryshuar: me ardhjen e Cristiano-s dhe Varane, lojtarët nuk mund të japin më 95% në stërvitje, rendimenti është rritur me lojtarë fitues si ata.

SHKARKO APP