Aeroporti i Tiranës po përfiton nga sfidat e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit
Aeroporti i Tiranës po bëhet një pikë kyçe për fluturimet në Evropë, me më shumë se 100 destinacione të lira, duke e bërë atë më tërheqës për udhëtarët në krahasim me aeroportet e Shkupit dhe Ohrit. Këto të fundit po përballen me sfida serioze si reduktimi i linjave të fluturimeve dhe infrastruktura e dobët, çka po ndikon negativisht në turizmin lokal.
Profesor Zoran Tuntev, nga Fakulteti i Turizmit, thekson se zvogëlimi i numrit të linjave të fluturimit në aeroportin e Ohrit nga 12 në vetëm dy në javë është një problem serioz që kërkon veprime të menjëhershme. Ai shton se ndërtimi i infrastrukturës në Shqipëri po përparon, ndërsa Maqedonia e Veriut është duke u mbrapsht në këtë aspekt.