1.15 mld euro ende në letër. Si do të menaxhohet bujaria e donatorëve. Ekspertët: Ruajuni nga korrupsioni

Si do të menaxhohen fondet e donatorëve?

Prej konferencës së donatorëve qeveria shqiptare do të ketë në dispozicion 1.15 miliard euro në kuadër të rindërtimit, por ajo ende nuk ka një strategji konkrete për menaxhimin e këtij fondit, nga i cili një pjesë është donacion, e pjesa tjetër borxh.
Viti 2020 është cilësuar si një vit i vështirë për ekonominë, ndaj dhe pritshmëritë e rritjes ekonomike nga ministria e financave, duken si të paarritshme.
Pedagogu Arben Malaj thotë se qeveria duhet të përqëndrohet në menxhim më të mirë të fondeve publike dhe të mos përshtasë politika financiare vetëm për situatën post tërmet.

Dilemat e bizneseve të dëmtuara nga tërmeti

Në Durrës shpresat për një mbështetje nga fondi i donatorëve janë të mëdha. Kur kanë kaluar gati 3 muaj nga tërmeti tragjik, bizneset në këtë qytet vijojnë të jenë të paralizuara. Vetëm sipërmarrjet e mëdha kanë filluar të zhvendosen fizikisht, duke rritur kështu dhe totalin e kostove. Ana Manka, administratore e një kompanie në Shkozet thotë se pas vlerësimit të dëmeve të tërmetiti, ende nuk janë njoftuar se cfarë hapash duhet të ndjekin për të përfituar nga fondet.

Si do të menaxhohen 1.15 mld EURO? Ekspertët: Kujdes korrupsionin!

Nga MONITOR EKONOMI

SHKARKO APP