1.5 apo 2 metra distancë? Studimi i ri: Grimca infektive kalon deri në…
Bota është në luftë të egër me Covid-19. Respektimi i masave mbrojtëse është detyrim i të gjithëve por sa duhet të jetë distanca? Sipas shkencëtarëve është raportuar se distanca prej 2 metrash e pranuar gjerësisht si normë për distancimin fizik jep një “ndjesi të rremë të sigurisë” dhe mund të bëjë që grupe të mëdha njerëzish të ekspozohen ndaj sëmundjes.
Ky studim i kryer në Universitetin e Floridës, nuk i është nënshtruar oponencës nga shkencëtarë të tjerë. Sipas shkencëtarëve amerikanë thuhet se kanë diktuar grimca infektive të koronavirusit deri në një distancë prej 4.8 metrash larg pacientëve të shtruar në spital.
Një test pështyme për të zbuluar Covid-19, i krijuar nga Universiteti Yale dhe i financuar nga Shoqata Kombëtare e Basketbollit (NBA) mori të shtunën miratimin e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për përdorim emergjence. “SalivaDirect” është testi i 5 i pështymës i miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për sëmundjen. Ai analizon pështymën e njerëzve që mendojnë se kanë Covid-19.