Çmimi i naftës në vend, Dervishi: Qeveria po përsërit gënjeshtrat e luftës Ukrainë-Rusi
Lutfi Dervishi kritikoi qeverinë për menaxhimin e çmimeve të naftës, duke theksuar se premtimet e bëra që prej nisjes së luftës në Ukrainë nuk janë mbajtur. I ftuar në A2 CNN, ai u shpreh se argumenti i ndikimit të luftërave në rritjen e çmimeve është përdorur vazhdimisht pa u shoqëruar me masa konkrete.
Dervishi kujtoi se në vitin 2022 u premtua që Albpetrol do të kishte rol kyç në përballimin e krizave dhe se do të krijoheshin rezerva hidrokarburesh për të garantuar furnizim për disa muaj, por sipas tij asgjë nga këto nuk është realizuar.
Ai hodhi poshtë edhe deklaratat e fundit për hartimin e një ligji të ri për rezervat e hidrokarbureve, duke i cilësuar si të pavërteta, dhe shtoi se Shqipëria vazhdon të mbetet një vend me shumë premtime dhe pak veprime konkrete në këtë sektor, duke lënë të pambrojtur ekonominë dhe konsumatorët.

