1.5 milion euro në Durrës, zbulohet makina ku u fshehën

Një sasi e madhe prej 1.5 milionë eurosh është bllokuar në Portin e Durrësit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se sasia e parave ishte fshehur në një makinë tip “Toyota” pa targa.

Mësohet se makina ishte nisur nga Belgjika dhe sipas raportimeve nuk kishte një destinacion përfundimtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë është zbuluar dhe fotoja e makinës në të cilën janë transportuar dhe 1.5 milionë eurot e sekuestruara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu bëhet me dije se kamioni në të cilin janë transportuar këto makina mban targën AA 120SP-AFR 559 dhe ka pronarë Edi Likën.

Po ashtu bëhet me dije se Lika është shoqëruar në polici për tu pyetur në lidhje me këtë ngjarje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?