FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Belgjikë/ Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës, dënohen me burg 13 persona

13 shqiptarët janë dënuar në Belgjikë për trafik kokaine. Ata e mbanin lëndën narkotike në apartamente të ndryshme me qira në Antëerp dhe Schoten. Droga fillimisht shtypej dhe më pas paketohej në bloqe. Zyra e Prokurorit Publik kërkoi dënime me burg nga 18 muaj deri në 7 vjet dhe gjoba deri në 40,000 euro.

Sipas mediave belge hetimi nisi në fund të vitit 2023. Policia mori informacione se një apartament në rrugën Somersstraat në Antverpë shërbente si bazë operative e një grupi shqiptarësh që importonin kokainë përmes portit të Antverpës. Përmes vëzhgimeve, përgjimeve të drejtpërdrejta dhe analizës së telefonatave, u identifikuan anëtarët e grupit dhe aktivitetet e tyre.

Policia federale siguroi shumë informacione nga përgjimet e drejtpërdrejta në makina dhe në apartamentin në Somersstraat. Aty flitej për “pjekje sanduiçesh”, një kod për përpunimin e drogës. Blloqet e kokainës përziheshin me substanca të ndryshme, si prokaina. Kjo lëndë mpirëse ishte fillimisht e destinuar për anestezi lokale në stomatologji, por sot njihet kryesisht si substancë për hollimin e kokainës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?