1.5 ton kanabis nga Shqipëria drejt Italisë? Dyshohet se…

Dy skafistë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane me 1.5 ton kanabis sativa. Droga po trafikohej me një gomone, e cila është konfiskuar. Mediat italiane raportojnë se gomonia me 1.5 ton kanabis u pikas në Petacciato. Në ndjekje të saj u vunë dy anije të rojeve bregdetare italiane.

Ata ndaluan mjetin lundrues që drejtohej nga dy shqiptarët, të cilët u arrestuan menjëherë. Mediat nuk kanë bërë të ditur identitetin e dy shqiptarëve.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbuluar nga ishte nisur gomonia me kanabis. Kjo është ngarkesa më e madhe me drogë e kapur së fundmi në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?