Rama në spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Investime pa limit buxheti për QSUT, brenda dy viteve një park i madh

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga spitali i ri i Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), duke e cilësuar objektin si një strukturë të re me shërbime moderne dhe standard më të lartë kujdesi për pacientët. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Rama tha se investimet në QSUT do të vijojnë në faza, duke theksuar se do të ketë financim për të përmbushur nevojat e qendrës spitalore.

”Në spitalin e ri të Kardiokirurgjisë brenda Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, një strukturë e re me shërbime moderne dhe një standard më i lartë kujdesi për pacientin, investime që do të vijojnë hap pas hapi pa asnjë limit buxheti për të plotësuar çdo nevojë që ka QSUT-ja, përfshirë dhe ndërtimin e një parku të madh brenda territorit të qendrës spitalore në harkun kohor të dy viteve të ardhshme”,-shkruan Rama.

Sipas Ramës, një prej projekteve të parashikuara është edhe ndërtimi i një parku të madh brenda territorit të QSUT-së. Projekti, sipas tij, pritet të realizohet gjatë dy viteve të ardhshme. Kryeministri e ka paraqitur zhvillimin e infrastrukturës spitalore si pjesë të përmirësimit të kushteve dhe shërbimeve për pacientët në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?