1.6 miliardë lekë për rikonstruksionin e spitalit, kuksianët jo më për vizita mjekësore drejt Tiranës e Prizrenit

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj nga Kukësi gjatë takimit të zhvilluar sot në kuadër të ciklit kombëtar “Bashkia që Duam”, tha se tashmë është dhënë leja e rikonstruksionit të spitalit të qytetit, pas katër muajsh vonese nga kryetari i bashkisë dhe qytetarët kuksianë nuk do duhet të shkojnë në Tiranë e Kosovë.

Ai iu kujtoi banorëve të Kukësit se kur ishte ministër i Shëndetësisë dhe vizitonte qytetin verilindor haste në shumë halle të qytetarëve, por tashmë disa prej tyre janë zgjidhur. “Kur vija si ministër dëgjoja shumë halle e shqetësime. Por jam i lumtur që disa janë zgjidhur dhe disa të tjerë janë drejt zgjidhjes. Lajm fantastik është fakti se është dhënë dhe leja e rikonstruksionit të spitalit të Kukësit, fatmirësisht, katër muaj e vonoi bashkia, por tashmë është dhënë kjo leje dhe qytetarët e Kukësit nuk kanë më nevojë të udhëtojnë drejt Tiranës apo Prizrenit, qoftë për një eko apo kurime të caktuara por do kenë të gjitha lehtësitë në qytetin e tyre”, tha Beqaj.

Sipas tij, një nga problematikat më të mëdha në spitalin e Kukësit kanë qenë mjekët specialistë. “Këtë muaj do vijnë 10 mjekë specialistë këtu në Kukës. Po ashtu, po investohen 1.6 miliard lekë për rikonstruksionin, kemi sjell 270 milionë lekë pajisje në mënyrë që që nga ky muaj të mos shkoni më për sëmundje veshkash, të mos shkoni më në Tiranë për sëmundje lëkure apo të tjera”, theksoi Beqaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi sjellë edhe kirurg, edhe animator edhe gjinekolog. Para disa muajsh nënat shtatzëna të Kukësit shkonin në Prizren ose në Tiranë për kontrolle, për eko. Sot e bëjnë këtu me specialistë e pajisje të re dhe falas në Kukës, falas kontrollin dhe ekon. Bebet e lindura në Kukës nga janari deri më tani janë 140 bebe që kanë marrë çekun. 6000 fëmijë në Kukës morën librat falas nna klasa e parë në klasë të katërt”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Beqaj shtoi se se pas 12 muajsh aeroporti i Kukësit do të jetë i përfunduar dhe do të kushtojë 10 milionë euro, ndërsa do nxisë punësimin dhe zhvillimin ekonomik të qytetit.

“Ky aeroport është një mundësi fantastike për këtë qytet. Do investohen 10 milionë euro. Në aeroport pritet kalojnë 300 mijë udhëtarë në vit me një kapacitet punësimi deri në 12 mijë persona në fazën e fundit të realizimit të tij”, tha Beqaj.

Në fund të fjalës së tij ai foli dhe për zgjedhjet, duke nënvizuar se edhe Kukësi e ka mundur Partinë Demokratike. “Para dy vjetësh Lulzimi kërkoi gjysmën e qeverisë dhe para dy viteve ju e mundët PD me 2000 vota, pikërisht se patë dhe vlerësuat pozitivisht punën e bërë në qytetin e Kukësit gjatë viteve të fundit”, tha Beqaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?