1 humbje jete dhe 63 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar një pacient. ”Një qytetar nga Tirana 69 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes”. Nga 963 testime, kanë rezultuar pozitivë 61 qytetarë.

”22 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 4 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Berat, nga 1 qytetar në Gramsh, Elbasan, Kolonjë, Korçë, Memaliaj, Përmet, Libohovë, Delvinë, Kavajë, Kamëz, Durrës, Tropojë, Pukë”.

Janë 463 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 58 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,365 që nga fillimi i epidemisë

SHKARKO APP