1 humbje jete nga Covid-19, Ministria: Qytetarët të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid

Ndonëse në shifra të ulëta infektimesh tashmë prej muajsh, koronavirusi ka marrë një tjetër jetë në vendin tonë. Sipas të dhënave ditore nga Ministria e Shëndetësisë, një 82 vjeçar nga Korça nuk ka mundur t’i mbijetojë virusit vdekjeprurës. Në 24 orët e fundit, nga 189 testime të kryera vetëm 6 prej tyre rezultuan pozitive për Sars Cov 2, ndërsa 14 persona u shëruan. Aktualisht në vendin tonë janë 152 raste aktive me koronavirus në 6 qarqe të vendit, pjesa më e madhe e të cilave ndodhet në Tiranë.

Njoftimi i Ministrisë

Ministria e Shëndetësisë: 189 testime, ka 6 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit

27 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid-19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 189 testime, nga të cilët 6 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19: 5 në Tiranë, 1 në Durrës. Janë 151 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetar 82 vjeç, nga Korça. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,060 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Mars 2023)

Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 189
Testime totale 2,047,608
Raste pozitive 333,814
Raste të shëruara 330,060
Raste Aktive 152
Humbje jete 3,602

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 133
Fier 5
Vlorë 6
Berat 3
Durrës 3
Shkodër 2

SHKARKO APP