Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon dhe bën më efikase luftën kundër duhanit

Shëndeti E diel, 5 Prill 2026 18:54
Një ilaç me bazë bimore po ndryshon dhe bën më efikase luftën kundër duhanit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda më efektive se kurrë më parë. Një prej tyre është citisina, një substancë me origjinë bimore që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në Europë për rolin e saj në luftën kundër varësisë nga nikotina, sipas Euronews.com.
Që nga fundi i marsit, sistemi shëndetësor në Itali ka filluar të rimbursojë ilaçet me bazë citisine, duke e bërë këtë terapi më të aksesueshme për pacientët. Megjithatë, përdorimi i saj nuk rekomandohet i vetëm: trajtimi duhet të kombinohet me mbështetje psikologjike dhe terapi të sjelljes për të rritur shanset e suksesit.

Citisina vepron drejtpërdrejt në receptorët e nikotinës në tru, duke “mashtruar” mekanizmin e varësisë. Ajo redukton kënaqësinë që jep duhani dhe njëkohësisht zbut simptomat e abstinencës. Kjo do të thotë se personi nuk ndjen më të njëjtin dëshirë për cigare dhe e përballon më lehtë procesin e lënies.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të dhënat shkencore janë premtuese. Një studim në Itali tregoi se 32.1% e personave që përdorën citisinën arritën të linin duhanin pas një viti, krahasuar me vetëm 7.3% të atyre që ndoqën vetëm terapi psikologjike. Kjo tregon qartë se kombinimi i metodave është çelësi i suksesit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Megjithatë, ekspertët theksojnë se terapia e sjelljes mbetet vendimtare. Ajo ndihmon në identifikimin e zakoneve të përditshme që lidhen me duhanin, si cigarja pas kafes apo gjatë stresit, dhe në ndryshimin e tyre. Ilaçi ndikon në trup, ndërsa terapia në mendje – dhe bashkë ato japin rezultatet më të mira.

Mund t'ju interesojë

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pr...

19 Nëntor 2026, 08:01
Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

17 Nëntor 2026, 15:12
Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

16 Nëntor 2026, 17:30

Duhanpirja mbetet një nga faktorët kryesorë të rrezikut për kancerin e mushkërive dhe shkakton miliona vdekje çdo vit në nivel global. Për këtë arsye, çdo përpjekje për ta lënë nuk është vetëm një zgjedhje personale, por një investim i rëndësishëm për shëndetin.
Përveç citisinës, ekzistojnë edhe metoda të tjera si zëvendësuesit e nikotinës (patch, çamçakëz), vareniklina dhe bupropioni. Ndërkohë, teknika alternative si meditimi, hipnoza apo aplikacionet digjitale mund të ndihmojnë, por zakonisht nuk janë aq efektive kur përdoren të vetme. /Ad.Ab./ATSH

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 23 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 42 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.