1 kg heroinë, pranga 31-vjeçarit

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 në Tiranë sekuestruan një sasi prej 1 kg e 75 gr lënde narkotike heroinë gjatë operacionit të koduar “Porosia”.

Forcat e antidrogës kishin siguruar informacione se në një banesë në rrugën “Asdreni”, kishte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit heroinë dhe personat që e dispononin ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Asdreni”, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit E.Z., ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 kg e 75 gr lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje. Policia bën me dije se vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?