1 kg kokainë në çantë Gucci në Tiranë

Katër persona janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi dyshoheshin për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit atyre u janë sekuestruar 1 kg kokainë, e futur brenda çantës së markës së njohur Gucci. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “FLEX”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

– J.Z, 36-vjeç, banues në Tiranë.
– S.H, 44-vjeç, banues në Tiranë.
– B.M, 43-vjeç, banues në Tiranë.
– R.H, 36-vjeç, banues në Tiranë.

Për këta shtetas disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit “kokainë”. Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë në rrugën “Janko Theodhosi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit J. Z., i është gjetur brenda një çante dore një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë”. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat e këtyre shtetasve ku janë sekuestruar një palë pranga dhe një mjet prerës. Është sekuestruar në total (nga kontrolli fizik dhe kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve): 1 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “kokainë”, mjet prerës (thikë), 4 aparate celular.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, parashikuar nga nenet 283/2, 279 dhe 247 të Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?