1 kg kokainë në Durrës, policia qëllon në ajër gjatë arrestimeve

Policia e Durrësit bën me dije se ka shkatërruar një rrjet që shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në lagjen nr.13 të qytetit. Gjatë operacionit u sekuestruan 1 kg lëndë narkotike kokainë dhe u arrestuan V.M, 29-vjeç dhe E.SH, 30-vjeç. Dy persona e arrestuar janë me precedentë të theksuar kriminalë në fushën e narkotikeve. Ata kundërshtuan me dhunë policinë dhe tentuan të largohen ndërkohë që një prej punonjësve të policisë qëlloi në ajër për t’i neutralizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?