1 në 10 gra dhunohet ekonomikisht

Dhunë ekonomike? Sipas Monitor, dhuna ekonomike konsiston në aktet e kontrollit dhe monitorimit të sjelljes së një individi në lidhje me përdorimin dhe shpërndarjen e parave dhe kërcënimin e vazhdueshëm të mbarimit të burimeve ekonomike; përfshin mohimin e parave, refuzimin për të kontribuar financiarisht, mosplotësim të nevojave bazë dhe kontrollin e punësimit, ndër të tjera.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, 7% e grave shqiptare përjetojnë dhunë ekonomike nga bashkëshorti a partneri. 4% e grave raportuan se bashkëshortët/partnerët nuk i lejonin të gjenin punë të tregtonin a të fitonin para. 3.8% e grave raportuan se bashkëshortët/partnerët u merrnin të ardhurat dhe/ose u kontrollonin paratë a pronat kundër vullnetit të tyre.

Grupmoshat 18-24 dhe 45-54 vjeç janë më të prekurat nga ky fenomen, edhe pse nuk dihet ende pse si pasojë e mungesës së kërkimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?