1 orë nga mbyllja e kutive, PS thirrje qytetarëve: Dilni votoni
Edhe selia e Partisë Socialiste ka reguar për herë të parë. Zëdhënësja e fushatës, Bora Muzhaqi në këtë deklaratë për media i bën thirrje të gjithë qytetarëve që nuk kanë votuar deri më tani që të shkojnë dhe të votojnë pasi vota e tyre është e rëndësishme për të ardhmen e vendit.
“Faleminderit të gjithë atyre që kanë votuar deri tani, faleminderit për qytetarinë e treguar gjatë ditës, ku paqësisht keni marrë pjesë masivisht në këtë proces me rëndësi. Mbeten minutat e fundit do thoja të një ndeshje sportive. Kush nuk ka votuar ende të përfshihet në proces dhe të shkojë të votojë deri në orën 19:00.
Ushtroni të drejtën tuaj themelore. Votoni në këtë ditë kur politika hesht dhe populli flet. Ndiqni shembullin e atyre që deri më tani e bën detyrën e tyre. Sa më shumë të marrim pjesë në zgjedhje aq më shumë i merr parasysh politika hallet shpresat dhe ëndrrat tona.
Janë vetëm 5 min nga koha juaj që ndikojnë se si do të shkojë drejtpërsëdrejti se si do të vejnë vitet që kemi përpara. Votoni!” u shpreh Muzhaqi.