1 Qershori vjen me atmosferë festive për fëmijët në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Fëmijët që fluturuan sot nga Aeroporti i Tiranës janë surprizuar nga atmosfera festive, ku vogëlushët pasagjerë janë argëtuar përmes muzikës, dhuratave dhe animatorëve. 1 qershori nisi si një ditë normale ne aeroport, por prapritmas atmosfera mori ngjyra nga një grup animatorësh të cilët performuan nën tingujt e muzikës duke krijuar një situatë shumë të gëzueshme për fëmijët që ishin të pranishëm

Teksa pasagjerët e vegjël kërcyen e kënduan në mjediset e terminalit të aeroportit, paralelisht në aeroport u zhvillua edhe një festë e dedikuar për fëmijët e stafit të aeroportit.

Ata u mirëpritën në mjediset e zjarrfikëses në aeroportin e Rinasit, ku jo vetëm u informuan mbi aktivitetet në aeroport por edhe kërcyen, kënduan dhe morën shumë dhurata të cilat i gëzuan fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është bërë tashmë një nyje lidhëse në rajon për shkak të destinacioneve të shumta dhe shërbimeve të shtuara që ofron për pasagjerët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?