1 rast i prekur nga Covid-19, Ministria thirrje qytetarëve: Mos neglizhoni vaksinimin edhe kundër gripit
Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete nga Covid-19 dhe nga 71 testime, 1 qytetar në Delvinë ka dalë i prekur nga virusi. Janë 205 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,138 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Statistika (9 Janar 2023)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 28
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 71
Testime totale 2,022,428
Raste pozitive 332,939
Raste të shëruara 329,138
Raste Aktive 205
Humbje jete 3,596