1 viktimë dhe 151 raste të reja me COVID-19

Covid-19 vijon që të prek shqiptarët. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 151 raste të reja dhe betejën nuk e ka fituar një pacient i prekur nga virusi vdekjeprurës. ”Një qytetarë 61-vjeçare nga Korça nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve”,- tha Dr.Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik. Lajmi i mirë është se betejën në 24 orët e fundit e kanë fituar 45 qytetarë të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Dr.Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, në deklaratën për shtyp, tha se shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë, 14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, 8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan, nga 5 raste në Krujë, Mirëditë, 4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër, 2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë, Patos.

Nga ana tjetër, Daja nënvizoi se në spitalin Infektiv dhe ”Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e këtij infeksioni të rrezikshëm, sidomos tani që nis viti i ri shkollor.

”Ruani distancimin social; Mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distance; Kujdesuni për higjenën e duarve dhe atë respiratore; Dezifektoni objeketet që prekni, ajrosni ambientet, shmangni grumbullimet, të gjitha këto janë masa të rëndësishme. Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e Covid-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë për pyetjet që keni për Covid-19”, tha Dr.Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.

Statistika (9 Shtator 2020)

Testime totale 70410
Raste pozitive 10704
Raste të shëruara 6284
Raste Aktive 4098
Humbje jete 322 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2148
Durrës 483
Shkodër 334
Lezhë 232
Elbasan 184
Korçë 158
Fier 146
Vlorë 138
Kukës 130
Berat 77
Gjirokastër 37
Dibër 31

SHKARKO APP