1 viktimë dhe 22 raste të reja në 24 orë nga Covid-19

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar një pacient. Sipas Ministrisë viktima është një 73-vjeçare nga Tirana.

Nga 647 testime kanë rezultuar pozitivë 22 qytetarë. “10 në Tiranë, 4 në Lushnje, 2 në Berat, nga 1 qytetar në Memaliaj, Sarandë, Delvinë, Kavajë, Durrës, Kukës”.

Janë 603 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 32 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,019 që nga fillimi i epidemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statistika (21 Mars 2022)

Swiss Digital Mobile Reklama

Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 35
Të shtruar në spitale 32
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 647
Testime totale 1,768,554
Raste pozitive 273,110
Raste të shëruara 269,019
Raste Aktive 603
Humbje jete 3,488

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 274
Fier 100
Vlorë 79
Elbasan 29
Gjirokastër 25
Kukës 19
Berat 17
Korçë 16
Shkodër 15
Durrës 14
Lezhë 9
Dibër 6

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?