1 viktimë dhe 36 raste të reja nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e ka fituar një qytetar nga Berati, mosha 82 vjeçe. Po ashtu anë kryer 800 testime, ku kanë rezultuar pozitivë 36 qytetarë.

“16 në Tiranë, 4 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Sarandë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Durrës, Krujë, Vorë, Dibër, Elbasan, Himarë”.

Janë 587 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 23 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 51 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,070 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Mars 2022)

Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 51
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 800
Testime totale 1,769,354
Raste pozitive 273,146
Raste të shëruara 269,070
Raste Aktive 587
Humbje jete 3,489

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 263
Fier 85
Vlorë 84
Elbasan 27
Gjirokastër 27
Kukës 21
Shkodër 17
Berat 16
Durrës 16
Korçë 15
Lezhë 9
Dibër 7

SHKARKO APP