1 viktimë dhe 445 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19
Në 24 orët e fundit një qytetare nga Tirana 93-vjeçe, nuk e ka fituar betejën me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë thotë se janë kryer 1368 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 445 qytetarë.
”120 në Tiranë, 36 në Fier, 29 në Lushnje, 24 në Durrës, 22 në Sarandë, 21 në Vlorë, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Divjakë, Pogradec, nga 9 qytetarë në Kurbin, Krujë, Berat, nga 8 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Himarë, 7 në Malësi e Madhe, nga 6 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, Korçë, nga 5 qytetarë në Mirditë, Shijak, Patos, Selenicë, Maliq, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Bulqizë, Gjirokastër, Përmet, Dimal, nga 3 qytetarë në Kavajë, Dibër, Delvinë, nga 2 qytetarë në Pukë, Kukës, Mat, Këlcyrë, Tepelenë, Gramsh, nga 1 qytetar në Vorë, Rrogozhinë, Roskovec, Libohovë, Devoll, Kolonjë, Skrapar”.
Janë 3,533 qytetarë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 22 pacientë. Janë shëruar 401 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 315,943 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 445
Të shëruar në 24 orë 401
Të shtruar në spitale 22
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1368
Testime totale 1,945,846
Raste pozitive 323,050
Raste të shëruara 315,943
Raste aktive 3,533
Humbje jete 3,574
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,437
Fier 487
Vlorë 311
Durrës 300
Korçë 193
Elbasan 166
Shkodër 154
Lezhë 149
Gjirokastër 141
Berat 112
Dibër 62
Kukës 21