1 viktimë dhe 56 raste të reja në 24 orë nga Covid-19
Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar një paciente 76-vjeçe nga Vlora. Po ashtu Ministria e Shëndetësisë, thekson se nga 907 testime, kanë rezultuar pozitivë 56 qytetarë.
”27 në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Sarandë, Gjirokastër, 2 në Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Berat, 1 në Vau e Dejës, Kukës, Durrës, Fier, Patos, Selelnicë, Memaliaj, Korçë, Devoll, Kuçovë, Gramsh”.
Janë 371 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 6 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 36 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,510 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (14 Prill 2022)
Raste të reja ditore 56
Të shëruar në 24 orë 36
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 907
Testime totale 1,790,270
Raste pozitive 274,376
Raste të shëruara 270,510
Raste Aktive 371
Humbje jete 3,495
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 206
Vlorë 41
Fier 25
Korçë 22
Gjirokastër 21
Elbasan 18
Berat 15
Shkodër 10
Durrës 9
Kukës 4