1 viktimë dhe afro 500 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit, betejën me Covid-19 nuk e ka fituar vetëm një 72-vjeçar nga Kruja. Po ashtu Ministria e Shëndetësisë, informon se janë bërë 1412 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 498 qytetarë.
”147 në Tiranë, 36 në Durrës, 30 në Fier, 20 në Lushnje, 18 në Devoll, 17 në Sarandë, nga 16 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 15 në Lezhë, 13 në Shkodër, 12 në Gjirokastër, 10 në Krujë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, Korçë, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamëz, Pogradec, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Peqin, nga 5 qytetarë në Mirditë, Dibër, Selenicë, Përmet, Berat, Dimal, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Patos, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Vorë, Roskovec, Skrapar, Belsh, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, Gramsh, nga 1 qytetar në Fushë Arrës, Kukës, Has, Bulqizë, Mat, Delvinë, Dropull, Maliq, Poliçan, Librazhd, Prrenjas”.
Numri i personave aktivë në vendin tonë arrin në 3,724, ndërsa në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 23 pacientë. 521 qytetarë janë shëruar gjatë orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 316,796 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (19 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 498
Të shëruar në 24 orë 521
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1412
Testime totale 1,948,919
Raste pozitive 324,095
Raste të shëruara 316,796
Raste Aktive 3,724
Humbje jete 3,575
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,578
Fier 480
Durrës 330
Vlorë 302
Korçë 203
Elbasan 186
Shkodër 161
Gjirokastër 149
Lezhë 141
Berat 119
Dibër 59
Kukës 16