1 viktimë në 24 orët e fundit nga Covid-19, rriten rastet e reja
Betejën në 24 orët e fundit me Covid-19, nuk e ka fituar një qytetar nga Durrësi 86-vjeç. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, po në 24 orët e fundit janë kryer 1732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 606 qytetarë.
”159 në Tiranë, 34 në Fier, 28 në Durrës, 24 në Shkodër, 20 në Lushnje, 19 në Sarandë, 18 në Kavajë, 16 në Gjirokastër, 15 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Korçë, Elbasan, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Rrogozhinë, Pogradec, Berat, Peqin, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Maliq, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Krujë, Dibër, Patos, Himarë, Devoll, Kuçovë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Selenicë, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Skrapar, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Vorë, Bulqizë, Mat, Roskovec, Divjakë”.
Janë 3,704 qytetarë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 21 pacientë. Janë shëruar 404 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 318,804 që nga fillimi i epidemisë.