1 vit lumturi në familjen e Alvin Berishës, si duket sot vogëlushi
Një vit lumturi në familjen e Alvin Berishës. Më 8 nëntor të vitit të kaluar, ai shkeli pragun e shtëpisë së tij duke përqafuar gjyshin, babanë dhe motrat, dhe dukë lënë pas tmerret që kishte kaluar në kampin Al-Hol në Siri.
Si duket sot Alvin? Në foton e postuar nga i ati shkëputur nga pushimet e kësaj vere, vihet re një transformim në shëndetin e tij, ndërsa fytyra e tij rrezaton lumturi. “Të dua shumë zemra ime”, shkruan i ati krah fotos.
Alvin Berisha u nxor nga kampi famëkeq ku qëndronte bashkë me mijëra persona të tjerë, dhe pasi qëndroi një ditë në Damask u nis drejt Libisë.