Veliaj kërkon pavlefshmëri të emërimit të Ols Dados, Presidenca: Nuk mendojmë që akti është i pavlefshëm

Përfaqësuesja ligjore e Presidencës mbrojti ligjshmërinë e procedurës së emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008, duke thënë se procesi ishte iniciuar nga Prokurori i Përgjithshëm dhe u finalizua me dekret të Presidentit të asaj kohe, Bamir Topi, ndërsa vlerësimin përfundimtar e la në dorë të Gjykatës.

”Jemi në vitin 2008, janë ushtruar kompetenca ligjore nga Bamir Topi në atë kohë. Avokati përmend nenet, por duhet të shkojmë në ligjin e plotë. Dhe procesi në atë kohë u iniciua nga Prokurori i Përgjithshëm. Pra kemi propozim të ardhur nga Prokurori i Përgjithshëm dhe dekretin.

Sepse nuk sqarohet që ky është proces që vjen nga Prokurori i Përgjithshëm. Pra duhet të ishte ezauruar kjo, më pas dekreti i Presidentit. Ne do e lëmë në vlerësim të gjykatës. Pra nuk arrijmë të shprehemi. Dhe kemi vetëm dy dokumente. Nuk mendojmë që akti është i pavlefshëm. Këtë qëndrim kemi ne, ndërsa e lëmë në dorë të Gjykatës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?