1 vit nga përplasja e demokratëve me 8 janar

Sot shënohet një vit nga përplasja mes demokratëve, e cila e ktheu PD-në në 8 janar 2022 në një arenë lufte. Protesta u thirr nga Berisha përpara selisë së PD-së, por më pas u kthye në përleshje mes mbështetësve të Bashës dhe protestuesve të Berishës.

Si pasojë e përplasjes, 10 persona mbetën të lënduar nga protesta e sotme në selinë e PD-së dhe 4 prej të lënduarve përfunduan tek Trauma.

Mbështetësit e Berishës arritën të futeshin në seli, duke shkallmuar dyert, ndërsa deputetët dhe mbështetësit e Bashës hipën në tarracën e godinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

U desh ndërhyrja e policisë për të larguar protestuesit dhe për të bërë të mundur që deputetët e Bashës të largoheshin nga selia. Dhuna në 8 janar u dënuar edhe nga ndërkombëtarët të cilët thanë se minojnë sundimin e ligjit do të mbajnë përgjegjësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?