1 vit nga tërmeti, Pojana: Qeveria ka dështuar edhe tek proçedurat e  prokurimit publik për ndërtimin

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh dhe nënkryetar i LRI-së, Klevi Pojana, në një reagim lidhur me një vjetorin e tërmetit tragjik që trondit Shqipërinë vitin e kaluar, shprehet se ka kaluar një vit, por qeveria e papërgjegjshme e projekteve 3D ka dështuar jo vetëm në zgjidhjen e problemit për mijëra familjet që humbën banesat, por së fundmi ka dështuar dhe tek proçedurat e  prokurimit publik për ndërtimin.

Reagimi i Klevi Pojanës

Sot një vit nga tërmeti fatkeq i 26 Nëntorit 2019.

Sigurisht dhimbja për jetët e humbura dhe të lënduarit nga kjo fatkeqësi që tronditi nga themelet kombin shqiptar, ndihet ende.

Duke u bashkuar në lutjet për të gjithë të dëmtuarit, sot na lipset të ngrejmë zërin për mijëra familje që ende presin në qiell të hapur për t’iu rikthyer jetës normale në banesat e reja të premtuara.

Ka kaluar një vit por qeveria e papërgjegjshme e projekteve 3D ka dështuar jo vetëm në zgjidhjen e problemit për mijëra familjet që humbën banesat, por së fundmi ka dështuar dhe tek proçedurat e  prokurimit publik për ndërtimin.

Në datën 20.11.2020 Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka bërë njoftimin se vlefshmëria dhe efektiviteti i marrëveshjes kuadër të lidhur me disa operator PUSHON SË EKZISTUARI!

Ligjërisht sot nuk ekziston asnjë marrëveshje për ndërtimin e këtyre banesave.

Thënë ndryshe, jemi akoma në fazën e projekteve 3D kur tashmë duhet të kishin përfunduar mbi 70% e banesave.

Është e turpshme dhe e dënueshme se si mungon vullneti dhe vizioni për t’i dhënë zgjidhje sa më parë kësaj plage të madhe sociale.

Institucionet e ‘drejtësisë së re’ vazhdojnë vegjetimin.

Sot një vit nga tërmeti fatkeq i 26 Nëntorit 2019.

Sigurisht dhimbja për jetët e humbura dhe të lënduarit nga kjo…

Pubblicato da Klevi Pojana su Giovedì 26 novembre 2020

SHKARKO APP