1 vit nga tërmeti shkatërrues, hetimet ”peng” i ekspertizave

1 vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, e vetmja prokurori që doli në konkluzione për dëmet dhe pasojat në jetë njerëzish është ajo e Durrësit.

Pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, prokuroria e Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe ajo e Krujës nisën hetimet, pasi institucionet e akuzës ngritën dyshime se nga lëkundjet e tokës u dëmtuan objektet pa leje ose të kolauduara në mënyrë të paligjshme.

Disa javë pas tragjedisë u prenë dhjetëra fletë-arreste, por personat e vënë në pranga u liruan, ku gjykatat vendosën që shumica e të arrestuarve të hetoheshin në gjendje të lirë. Pas dëmtimit të pallateve dhe ndërtesave private në kryeqytet prokuroria nxori 42 urdhër arreste kryesisht për inxhinierë, pronarë e administratorë të kompanive të ndërtimit që si dhe ish-kryetarë komunash.

Hetimet për tërmetin e 26 nëntorit, zbuluan shkelje të rënda si projekte të ndryshuara, mungesë dokumentacioni në raportet sizmiologjike, mungesë të cilësisë së materialeve ndërtimore si hekur e beton si dhe shumë dokumente të cilat nuk korrespondojnë me lejet e dhëna.

SHKARKO APP