10 % e popullsisë e vaksinuar
Aktualitet E Premte, 16 Prill 2021 17:04
Që prej 11 Janarit në Shqipëri janë imunizuar 20 mijë persona, apo 6.7 % e popullsisë nga vaksinat anti-Covid. Përgjegjësja e programit kombëtar të vaksinimit, Erida Nelaj thotë se kjo pjesë e popullsisë së imunizuar u vaksinua me vaksinën Pfizer. Afro 10 % e të moshuarve janë vaksinuar. Në Shqipëri janë kryer mbi 300 mijë vaksinime tek personeli shëndetësor, të moshuarit, punonjësit e medias dhe efektivë të policisë.